Ambasadori Malazogu mbjell qershi për 10 vjetorin e miqësisë Kosovë-Japoni

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, me rastin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve, ka mbjell qershinë japoneze në Inawashiro.

Lajme

25/04/2019 10:15

Malazogu, ishte pjesë e kësaj ceremonie me ftesë të Fondacionit Japonez Sakura dhe Listel Hotels.

“Me rastin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Japonisë dhe me ftesë nga Fondacioni Japonez Sakura dhe Listel Hotels, Ambasadori Malazogu ishte pjesë e ceremonisë për mbjelljen e qershisë japoneze në Inawashiro të Prefekturës së Fukushimas ku mbolli dy qershi japoneze pranë gurit memorial”.

“Ceremonia mblodhi Kryetarin e komunës Inawashiro, zyrtarë të shumtë, biznese, si dhe dy mbretëresha të sakurës, Dea Luma nga Kosova dhe Risako Takenaka nga Japonia. Malazogu takoi zyrtarë të ndryshëm nga Prefektura e Fukushimës si dhe vizitoi një institucion për përkujdesje të të moshuarve”, shkruhet në postimin e Ambasadës në Facebook dhe Twitter.