Suspendohet zyrtari që organizoi transportin e përbashkët të Shkumbin Mehmetit e Bedri Krasniqit

Është suspenduar zyrtari i Shërbimit Korrektues i cili ka organizuar transportin e dëshmitarit,  Shkumbin Mehmeti dhe të dënuarit Bajram Krasniqi.

Lajme

19/04/2019 11:55

Edhe Mehmeti edhe Krasniqi vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë ndërkaq që të njëjtit janë transportuar me të njëjtin mjet për në gjykatë, raporton lajmi.net.

“SHKK njofton opinionin publik se, autoritetet brenda SHKK-së, me të kuptuar  se të denuarit,  SH.M dhe B.K, të cilët vuajn denimin në BSL, janë tansportuar në të njejtin automjet për në gjykatë, menjëherë ka ndërmarr masa duke e suspenduar zyrtarin përgjegjës për organizimin e këtij transportimi, deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Edhe përkundër faktit se të burgosurit e apostrofuar në këtë rast janë transportuar me automjet të dedikuar për Rrezikshmëri Shumë të Lartë,  automjeti transportues është i ndarë në dy pjesë, ku të burgosurit nuk mund të kenë kontakt mes tyre.

“SHKK, në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë  të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/