Kuzhinieri italian: Gabimi i madh që bëjmë kur gatuajmë pasta

Përveç tostave dhe patateve të skuqura, pastat janë ndër ushqimet e tjera që janë të lehta për t'u përgatitur.

Lifestyle

20/04/2019 08:32

Mjafton të vlohet uji, të hidhen pastat në tigan, të gatuhen për 10 minuta dhe t’i shtohet pak salcë. E thjeshtë!

Megjithatë, sipas një kuzhinieri të famshëm italian ekzistojnë disa gabime që shumica prej nesh bëjnë kur i gatuajmë ato, transmeton lajmi.net.

Giovanni Rana ka gatuar pasta që nga vitet e 60’ta dhe, së bashku me vajzën e saj, Antonella Rana, ka vendosur të ndajë sekretet e tyre të gatimit të këtij lloji ushqimor.

Ndërsa shumica prej nesh shtojnë një kavanoz të tërë salcë, kuzhinieri italian po rekomandon se ne duhet të përdorim shumë më pak nga kjo mëlmesë.

“Kur keni makarona të freskëta, shija është brenda. Juve vetëm duhet të shtoni pak vaj ulliri dhe djath të grimcuar”, pohoi kuzhinierja. /Lajmi.net/