“Nëntori i Ftohtë” fiton çmim special në festivalin e filmit “goEast” në Gjermani

Filmi "Nëntori i Ftohtë", ka arritur edhe një sukses tjetër.

ShowBiz

16/04/2019 21:39

Filmi nga Kosova “Nëntori i Ftohtë” bëhet e ditur se ka fituar çmim special në Festivalin e Filmit “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë, shkruan lajmi.net.

Ky film poashtu vitin e kaluar, rrëmbeu çmimin e audiencës në Zurich Film Festival, ku prezent në premierë ishin regjisori Ismet Sijarina dhe aktori Fatmir Spahiu.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqi e Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie: Sevdije Kastrati. Montazher: Vladimir Pavlovski. Muzika: Jericho. Producent: Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Paskal Semini, Valon Bajgora. Regjia: Ismet Sijarina. /Lajmi.net/