Fëmijët mbi 2-vjeç nuk duhet të flenë ditën, mund të rrezikojnë shëndetin
Gjumi i pasdites, për të cilin prindërit insistojnë ta bëjnë fëmijët e tyre, mund të shkaktojë dëmtime afatgjata në shëndetin e këtyre të fundit.
Lifestyle
Një studim ka gjetur se fëmijët mbi moshën dy vjeç shpesh kanë vuajtur nga një cilësi më e dobët e gjumit kur u rritën, nëse kishin fjetur gjatë ditës kur ishin më të rinj, transmeton lajmi.net.
Qëllimi i hulumtimit ishte zbulimi i lidhjes midis gjumit të pasdites dhe shëndetit fizik, si dhe sjelljes së fëmijës.
Hulumtuesit mblodhën të dhëna nga 26 studime që vështruan fëmijët nën 5-vjeç, të cilët po bënin gjumin e pasdites.
Shkencëtarët zbuluan se gjumi gjatë ditës mund të rezultojë në probleme afatgjata të sjelljes dhe shëndetit – duke përfshirë vonesat në zhvillim dhe obezitetin – tek fëmijët.
“Prindërit nuk duhet të mendojnë se gjumi i ditës dhe gjumi i natës janë të njëjtë”, deklaroi Karen Thorpe, profesoreshë nga Universiteti Teknologjik i Queensland për Kidspot.
“Sapo nuk kanë nevojë për gjumë të ditës dhe plotësojnë nevojën biologjike për të, gjumi përgjatë ditës mund të shkaktojë probleme shëndetësore, siç janë obeziteti e pengesat në zhvillim”, pohoi tutje Thorpe. /Lajmi.net/