Seksi i rregullt oral mund të mbrojë gratë nga aborti

Gratë që kryejnë seks oral mund të kenë më pak gjasa që të përjetojnë aborte të përsëritura.

Lifestyle

10/04/2019 18:31

Një studim pretendon se gëlltitja e spermës është e mirë për sistemin imunitar, i cili mund të ndihmojë në mbrojtjen e fetuseve gjatë shtatzënisë, transmeton lajmi.net.

Qendra Mjekësore e Universitetit Leiden shikoi historinë e shtatzënësisë së 234 grave.

Shkencëtarët me bazë në Holandë i krahasuan këto të dhëna me shprehitë intime të këtyre pjesëmarrësve.

Ata zbuluan se 73% e grave në grupin jo-abortal rregullisht përformuan seks oral.

Krahasuar me këtë, 57% e atyre që nuk e preferonin seksin e rregullt oral pësuan abort.

Studimi, i botuar në Gazetën e Imunologjisë Riprodhuese, cilëson se “Ekspozimi oral i lëngjeve seminale duket se ndikon në rezultatet pozitive të shtatzënisë”.

“Rezultatet tona sugjerojnë një lidhje mes seksit oral dhe parandalimit të shfaqjes së abortit të përsëritur”, thuhej tutje në studim.

Ndonëse këto zbulime mund të cilësohen interesante, shkencëtarët pranojnë se duhen bërë më shumë teste për të krijuar një lidhje të qartë midis seksit oral dhe abortit. /Lajmi.net/