Supergrabitja në avionin e ‘Austrian Airlines’, reagon kompania
Avioni i linjës u nis me tre orë vonesë, ndërsa autorët morën sasinë e parave duke u arratisur në drejtim të paditur.

Lajme
Pas grabitjes së mbi 10 milionë eurove dje pasdite në Aeroportin e Rinasit, vjen sot një reagim nga zëdhënësja e linjës ‘Austrian Airlines’, Tanja Gruber.
Ajo tha se grabitja ndodhi kur sasia e parave po ngarkohej në avionin e linjës Tiranë-Vjenë. Gjithashtu ajo theksoi se nuk do të ketë më trasnferta parash nga Tirana për në kryeqytetin e Austrisë, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe ekuipazhin e avionit të linjës.
“Paratë po ngarkoheshin në avion kur u grabitën. Nuk do të ketë më transferta nga Tirana për në Vjenë. Nuk pati rrezik për ekuipazhin dhe pasagjerët”, tha mes tjerash ajo, shkruan The Guardian.
Avioni i linjës u nis me tre orë vonesë, ndërsa autorët morën sasinë e parave duke u arratisur në drejtim të paditur. Njëri prej tyre mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, ndërsa dyshohet se trupi i pajetë i përket Admir Murataj, emër ky tejet i njohur për policinë shqiptare dhe atë greke.