Aktori shqiptar merr çmimin e rëndësishëm në Amerikë

Në mesin e shumë aktorëve të huaj, ai shqiptar Fatmir Haliti e ka fituar çmimin 'Aktori më i mirë' në Festivalin “Branson Film Festival” në Amerikë.

ShowBiz

09/04/2019 14:44

Aktori Fatmir Haliti, me rolin e Burimit nga filmi “Thundra” është fitues i çmimit “Aktori më i mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit “Branson film Festival” në Amerikë, shkruan lajmi.net.

Fatmiri për publikun shqiptar njihet si Metushi nga seriali vendor ‘Pleqtë’, ndërsa në filmin ‘Thundra’ vjen me rolin kryesor nën regjinë e Shkelzen Sylejmanit, me producent Bujar Zeqiri.

Duhet kujtuar se ishin një numër i madh i aktorëve që garuan për këtë çmim andaj Fatmiri ndihet me fat që iu dha mundësia ta tregojë veten.

“Në fillim dua të falënderoj për besimi dhe vlërsimi që më dha ky festival të cilët më bënë të ndjehem shumë mirë për çmimin “Aktori më i mirë”. Kjo është ajo që çdo koleg timin aktor e bën krenarë pas përfundimit të çdo projekti. Është shfaqja, promovimi dhe vlersimi nga profesionistët tjerë dhurata më e madhe që marrim ne aktorët. Filmi “Thundra” i regjisorit Shkelzen Sylejmani është një film që trajton një temë shumë të ndjeshme dhe aktuale në vendin tonë, me një fjalë perfituesit e luftës. E vlerësoj shumë regjisorin për besimin” u shpreh aktori Fatmir Haliti për lajmi.net.

Përveç serialeve dhe filmit aktori ka qenë i angazhuar edhe në disa shfaqje teatrale gjatë këtij viti.

Me shfaqjen “Sundimi i Gruas” në regji të Marigona Bekteshi Ferati me shumë sukses është prezentuar në Festivalin ndërkombëtar  “RITU 35” në Belgjik, shfaqjen “Shtëpia në Kufi” në regji të Ekrem Sopit, si dhe së fundi në shfaqjen “Si ta vrasim Presidentin” e cila është realizuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga regjisorja Marigona Bekteshi Ferati.

Ndër te tjera, ai shtoi se viti 2019 do të jetë për të shumë i ngarkuar./Lajmi.net/