Skanimet tregojnë dëmet e frikshme në tru të shkaktuara nga alkooli

Dhimbjet e kokës dhe lodhjes së shkaktuar nga pirja alkoolit zakonisht shfaqen një ditë pas konsumit.

Lifestyle

05/04/2019 09:49

Por truri juaj ende mund të ndjejë efektet për gjashtë javë pas, ka gjetur një studim, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët përdorën skanimet e trurit të alkoolistëve, duke gjetur se materia e bardhë – pjesa e nervit që përmban nerva – vazhdon të ndryshojë pas më shumë se një muaj pas konsumit të alkoolit.

Studiuesit në Institutin Spanjoll të Neuroshkencës dhe Institutin Qendror të Shëndetit Mendor në Gjermani skanuan trurin e 90 burrave nën ndikimin e alkoolit.

Pacientët kishin përfunduar në spital për shkak të problemeve me pirje, rezultatet e skanimeve të cilëve iu krahasuan me 36 burra që nuk kishin varësi.

Dhe ndërsa dihej se pirja e alkoolit ndryshon se si nervat komunikojnë në tru, ekspertët kuptuan se ndryshimet vazhdojnë edhe kur pirja të përfundojë.

Skanimet treguan se ka shumë më pak aktivitet elektrik në trurin e pirësve sesa në atë të atyre që nuk pinin.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre i kundërshtuan konceptit konvencional se dëmi nga alkooli ndalon, sapo pirja përfundon. /Lajmi.net/