Njihuni me gjyshen 55 vjeçare që solli në jetë mbesën e saj
Një nënë i ka ardhur në ndihmë vajzës së saj në pjesën më të vështirë të jetës, atë të bërjes së një fëmije.
Lifestyle
Daily Mail raporton se Emma Miles, 55-vjeçare u ofrua që të ishte nënë zëvendësuese (surrogate) për të bijën, e cila i kishte humbur shpresat që të kishte fëmijë të sajit, për shkak se kishte lindur pa mitër.
Duke qenë se Tracey Smith, 31-vjeç kishte vezore të shëndetshme, embrioni u ngjiz me anë të fekondimit invitro dhe më pas u implantua në mitrën e gjyshes.
Për të mbajtur fëmijën, 55-vjeçares iu desh të rrëzonte 38 kilogramë si dhe të merrte rregullisht hormone.
Pas nëntë muajsh në jetë erdhi Evie Siân Emma Smith, një vajzë e shëndetshme që peshonte 3.3 kg.