Kroacia ofron 69 mijë vende pune

Vendet e Evropës Perëndimore, janë synim i shumë kosovarëve.

Lajme

25/03/2019 23:17

Krejt kjo në kërkim të një jete më të mirë, dhe sigurimit të një vendi pune, gjë të cilën në Kosovë e kanë shumë vështira ta gjejnë.

Por, duket se atraktiv për qytetarët e Kosovës është edhe një vend më i afërt.

Shumë kosovar kohëve të fundit ia kanë mësyer Kroacisë.

Këtë e ka konfirmuar për T7 vetë ambasadorja e kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Sipas ambasadores Kapitanoviq numri i punëtorëve nga Kosova që kanë marrë leje të punës në Kroaci është goxha i madh.

Sipas Kapitanoviq shteti që e përfaqëson, më së shumti ka nevojë për punëtor në sektorin e ndërtimtarisë.

Po ashtu sipas Kapitanoviq për punë sezonale janë paraparë edhe rreth pesë mijë leje të tjera pune.

YouTube player