Largohet Allegri, vjen Deschamps
Massimiliano Allegri ka vendosur të largohet nga Juventus këtë verë, dhe Didier Deschamps do të jetë pasuesi i tij.
Sport
Është Pierpaolo Marino, ish drejtor sportiv i Napolit, Udineses dhe tani Atalantës që e ka thënë këtë, duke parashikuar lëvizje interesante në Torino.
“Allegri nuk do të qëndrojë në Juve, por do të jetë zgjedhja e tij për të lëvizuar”, ka thënë Marioano.
“Ata tashmë e kanë zgjedhur Deschmaps për ta zëvendësuar atë”.
Për Deschamps, do të ishte një rikthim te Juventus, i cili ishte lojtar dhe trajner i kësaj skuadre në të kaluarën.
Deschamps aktualisht drejton Francën, me të cilën kombëtare vitin e kaluar fitoi Kupën e Botës./Lajmi.net/