Talenti që kërkohet nga Barcelona pranoi shumë lëvdata pas ndeshjes me Gjermaninë
Mbrëmë, kombëtarja e Gjermanisë nuk ka arritur më shumë sesa një barazim, kundër kombëtares së Serbisë.
Sport
Për të vërtetuar edhe një herë krizën e ndërrimit të gjeneratave, ‘panzerët’ luajtën baras 1:1 me kombëtaren serbe.
Ishin pikërisht mysafirët nga Ballkani ata të cilët kaluan në epërsi të parët, me golin e shënuar nga Luka Jovic.
Jovic i cili luan me skuadrën e Eintracht Frankfurt, po kërkohet me ngulm nga skuadra e Barcelonës.
Ai pas ndeshjes pranoi shumë lëvdata nga selektori serb, i cili tha se Jovic lehtë mund të luaj në ‘Camp Nou’.
“Nuk jam agjenti i tij, nuk e di atë. Por, ai sigurisht ka potencialin të luaj në një skuadër si Barcelona” ka thënë Krstajic, transmeton lajmi.net.
Golin e Luka Jovic e neutralizoi mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, 21 minuta para fundit të ndeshjes. /Lajmi.net/