Konfirmon Kosnett: Me krerët e Listës Serbe bisedova për interesat dhe shqetësimet e tyre

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka konfirmuar se është takuar sot në Prishtinë me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Lajme

15/03/2019 17:50

“Me ta diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Kosnett përmes Twitter.

Sa u përket dorëheqjeje të kryetarëve të komunave veriore, Ambasadori amerikan është shprehur: “Përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”.

Nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.