Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë, policia i vihet në ndjekje
Policia e Kosovës e ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Marmull të Gjakovës.
Lajme
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Kristë Gjokaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Është identifikuar i dyshuari për vrasjen. Vendndodhjen e dijmë, dhe njësitet policore janë pas tij”, ka thënë Gjokaj për lajmi.net.
Ndërkaq edhe prukurori i shtetit është nisur për në vendin e ngjarjes.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Ali Selimaj, kryeprokuror i Gjakovës. /Lajmi.net/