KEDS: Ariani Company dje këputi kabllot në Vushtrri, sot rrëmihu trafon në Mitrovicë

Ariani Company dje në Vushtrri ka filluar punimet kokë me vete, pa pëlqim parimor të KEDS-it, duke lënë së paku pesë konsumatorë pa energji eletrike në mënyrë të qëllimshme. Pra, ua ka këputur kabllot dhe ata që nga dje nuk kanë furnizim. KEDS ia ka refuzuar pëlqimin parimor pasi për të punuar aty duhet zgjidhje teknike për furnizim të konsumatorëve, të cilët duhet ta marrë dhe të bëjë punimet.

Lajme

08/03/2019 13:59

Sipas KEDS, e njëjta kompani sot ka rrëmihur kësaj radhe në Mitrovicë po pa pëlqim parimor, duke rrezikuar trafostacionin i cili mund të shëmbet nga casti në cast.

 KEDS kërkon nga organet kompetente që të veprojnë në këtë drejtim dhe të mos lejojnë dëmtimin e qëllimshëm të qytetarëve nga kompani të papërgjegjshme.

“Punimet e kësaj kompanie duhet të ndalen nga komunat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë dhe të mos ketë as leje ndërtimi apo operimi ku afektohen shërbimet publike për qytetarë, në këtë rast të furnizimit me energji elektrike. Lejet e operimit duhet të jepen tek pas pëlqimit parimor, e nëse ka nevojë edhe zgjidhjeve teknike për dislokim të rrjetit, respektivisht stabilimenteve përcjellëse, sic është edhe trafostacioni në Mitrovicë dhe implementimit të tyre”, thotë KEDS-i. /Lajmi.net/