Tre persona i rrahin policët në Mitrovicë, i bëjnë për spital

Policisë në Mitrovicë dje u doli punë me disa persona, nga të cilët u sulmuan fizikisht.

Lajme

08/03/2019 11:00

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar.

Të njëjtit dyshohet se kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor derisa kishin qenë në kryerje të detyrës, raporton lajmi.net.

Njëri nga zyrtarët policorëka pranuar tretman mjekësor.

Dy prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse i treti pas intervistimit  është liruar në procedurë të rregullt.  /Lajmi.net/