Milan merr një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit, shkëlqen Piatek

Milan ka arritur që të shënojë një prej fitoreve më të rëndësishme të këtij edicioni.

Sport

16/02/2019 22:24

Lojtarët e Gennaro Gattusos kanë triumfuar në udhëtim tek Atalanta, me rezultatin 1:3, shkruan lajmi.net.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, me anë të Remo Freuler, kur po luhej minuta e 33’ e ndeshjes.

Milan barazoi shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të super sulmuesit polak, Krzysztof Piatek.

10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Milan përmbysën rezultatin duke shënuar me anë të Calhanoglu, i cili lansoi një goditje fenomenale.

Për të vulosur fatin e këtij takimi u përkujdes Piatek, i cili në minutën e 61’ realizoi golin e dytë personal në këtë takim dhe të tretin për skuadrën e tij.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme pasi Atalanta dhe Milan janë rivalë direkt për një vend në garat evropiane.

Me këtë fitore Milan pozicionohet në vendin e katërt, dhe afrohet me vetëm një pikë me Inter. /Lajmi.net/