22 lindje për 24 orë në QKUK

9 foshnje kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe 13 femra.

Lajme

08/02/2019 11:03

Gjatë 24 orëve të fundit në klinikën Obstetrike Gjinekologjike ka pasur gjithsej 22 lindje, kështu thuhet në njoftimin e QKUK-së për media.

Sipas këtyre shifrave 9 foshnje kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe 13 femra.

“7 lindje janë kryer me operacion, po aq nëna kanë lindur për herë të parë”, përfundon njoftimi. /Lajmi.net/