Vasfije Krasniqi-Goodman komenton protestën e sotme, bën thirrje për drejtësi
Vasfije Krasniqi-Goodman ka komentuar protestën e sotme para Policisë së Kosovës.
Lajme
Vasfije Krasniqi-Goodman ka komentuar protestën e sotme para Policisë së Kosovës, e cila u mbajt për shkak të abuzimit seksual ndaj të miturës nga Drenasi nga mësimdhënësi i saj, e më pas edhe nga hetuesi i Policisë.
Ajo ka thënë se do të dëshironte të ishte sot në Prishtinë për të protestuar kundër dhunuesit, duke kërkuar drejtësi dhe ndëshkim ndaj tij, transmeton lajmi.net.
“Sa kisha dashur të jem sot me ju për të protestuar kundër dhunuesit dhe ngritur zërin për drejtësi dhe ndëshkim të kriminelit”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.
“Drejtësi për motrën time dhe vajza tjera. Dhunuesit në burg!”, përfundon postimi i saj. /Lajmi.net/