Arratisen dy të burgosur
Gjatë ditës së djeshme, në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës në Vushtrri, janë arratisur dy persona.
Lajme
Dy persona gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:30 janë arratisur dy persona nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës në Vushtrri, raporton lajmi.net.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të dyshuarve.
Që të dy ishin duke e vuajtur dënimi e tyre në burgun e Smrekonicës mirëpo, policia nuk ka dhënë detaje shtesë. /Lajmi.net/