Agnelli takohet me lojtarët e Juventusit pas eliminimit nga Kupa e Italisë

Andrea Agnelli ka mbledhur të gjithë lojtarët e Juventusit pas eliminimit nga Kupa e Italisë.

Sport

31/01/2019 15:29

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është takuar me lojtarët, para stërvitjes së sotme.

Sipas Sky Sport, presidenti italian u takua me stafin në ora 10:45, ku kanë biseduar rreth eliminimit nga Kupa e Italisë.

Juventus u eliminua mbrëmë nga Atalanta me rezultat 3 me 0, ndërsa e kishte fituar katër herë radhazi këtë kompeticion.

Agnelli ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me eliminimin, duke kërkuar nga lojtarët që të përgatiten maksimalisht për ndeshjen e fundjavës ndaj Paramës. /Lajmi.net/