Komisioni për Legjislacion e miraton Projektligjin për buxhetin
Komisioni Parlamentar për Legjislacion e ka miratuar Projektligjin për buxhetin.
Lajme
Rrjedhimisht ky komision ka konstatuar se ky projektligj nuk ka shkelje ligjore.
Kundër ka dalë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, mirëpo ajo është udhëzuar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, raporton lajmi.net.
Projektligji është votuar me 7 vota për.
Po ashtu ky projektbuxhet është dërguar në Kryesi, dhe kjo e fundit në mbledhje pritet të vendosë për procedimin në seancë plenare.
Pra mbledhja e Kryesisë mbahet për projektbuxhetin. /Lajmi.net/