Ministrja Hoxha ngushëllon Akademik Dacin

Ngushëllime të sinqerta Akademik Daci!

Lajme

26/01/2019 17:49

Me rastin e humbjes së jetës së Arian Dacit, zëvendës ministër i Diasporës, Ministrja e Integrimit Evropian, ka ngushëlluar Akademik Nexhat Dacin për humbjen e djalit.

Ministrja Hoxha në një shkrim në rrjetin social, lajmin e ka quajtur të tmerrshëm dhe të pabesueshëm.

Ja postimi i Ministres Hoxha:

“Ngushëllime të sinqerta Akademik Daci!

Lajmi se orteku i borës në Brezovicë ia ka marrë jetën Zëvendës Ministrit Arian Daci, është lajm i tmerrshëm dhe i pabesueshëm.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe, për familjen dhe miqtë e Arianit!”