“S’ka arsye që buxheti të mos votohet”

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë asnjë arsye që të mos e votojnë buxhetin, thotë zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi.

Lajme

24/01/2019 23:54

Fatmir Gashi, zëvendësministër i Financave, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë buxhetin.

“Unë nuk shoh asnjë arsye që ky buxhet të mos kalojë, i cili është buxhet i qytetarëve. Unë shpresoj që të gjithë deputetët do të ulen dhe do ta shqyrtojnë.  Unë shpresoj që më 31 janar ky buxhet do të kalojë me përqindje të lartë të votave”, ka thënë ai në RTK.