Plaçkitet një lokal i IPKO-s në Prishtinë

Plaçkitje në lagjen “4 Llullat” në Prishtinë.

Lajme

23/01/2019 22:17

Policia njofton se një person i dyshuar nën kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë nga viktima para dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 20:26 minuta një person i dyshuar nen kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë nga viktima para dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin”, ka thënë Hoxha

Ndërkohë, lajmi.net mëson së është plaçkitur një degë e IPKO-s.

Në foto që ka siguruar lajmi.net shihen makina të policisë afër lokalit të IPKO-s. /Lajmi.net/