Momenti kur ushtari britanez lufton i vetëm terroristët islamik
Një hero britanik SAS luftoi i vetwm një grup terroristësh islamikë të cilët filluan një sulm në një hotel luksoz në Kenia, duke vrarë 14 vetë, të martën.
Bota
Fotografitë nga skenat tregojnë dje personelin e Forcave Speciale jashtë detyrës me veshje luftarake që ndihmon në evakuimin e ndërtesës nga civilët, si dhe lufton terroristët islamik, transmeton lajmi.net.
Sulmi terrorist i së martës në një kompleks hoteliere dhe zyrës në Nairobi përfshiu pesë persona të armatosur që vranë 14 vetë.
Më shumë se 700 vetë u evakuuan nga kompleksi brenda natës, megjithatë rreth 50 të tjerë që besohet të kenë qenë në ndërtesë në kohën e sulmit janë ende të pagjetur, sipas Kryqit të Kuq të Kenias. /Lajmi.net/