Ben Hamed Kone lë Superligën e Zvicrës, rikthehet në Kosovë

Ben Hamed Kone është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.

Sport

16/01/2019 17:25

31 vjeçari nga Bregu i Fildishtë, i cili kaloi gjashtë muaj në elitën e futbollit zviceran te Xamax, ka vendosur të rikthehet në Superligën e Kosovës.

Kone i është bashkuar sërish skuadrës së Feronikelit, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Kone një vit më parë i është bashkuar Feronikelit, ndërsa gjatë verës së kaluar ishte transferuar në Zvicër.

Kone do të t’i bashkohet menjëherë klubit në stërvitje, me ç’rast edhe do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të ekipit për në Turqi./Lajmi.net/