Befason Guardiola, thotë se e respektuan Burtonin duke i shënuar 9 gola
Manchester City mbrëmë e ka demoluar skuadrën e Burton Albion, në kuadër të gjysmë finales së Kupës Carabao.
Sport
Të përzgjedhurit e Pep Guardiolas ishin të pamëshirshëm duke realizuar plotë nëntë herë në portën e kundërshtarit.
Ishte Gabriel Jesus që realizoi katër herë, dhe nga njëherë realizuan Walker, Foden, Mahrez, Zinchenko e De Bruyne.
Pas ndeshjes ishin të shumta kritikat që iu adresuan skuadrës së Manchester City, duke konsideruar se treguan mos respekt duke shënuar nëntë gola.
Por, njësoj sikur ata nuk mendon Guardiola, i cili edhe ka argumentuar qëndrimin e tij.
“Biseduam për këtë në pauzën mes dy pjesëve. Jini të thjeshtë, luani thjeshtë” ka thënë fillimisht spanjolli, transmeton lajmi.net.
“Të mundohesh që të shënosh më shumë gola është mënyra më e mirë për të respektuar garën dhe kundërshtarin” ka shtuar ai.
“Nëse nuk lufton dhe harron që të vazhdosh garën, ti nuk tregon respekt për kundërshtarin tënd “ ka përfunduar ai.
Kujtojmë se në këtë fitore të madhe për 90 minuta u paraqit edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric. /Lajmi.net/