Man Utd dhe Arsenal në ‘luftë’ për talentin nga Serie A
Mesfushori cilësor i Cagliarit, Nicolo Barella, mund të transferohet në Premierligë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport
Manchester United dhe Arsenal janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund garës për të siguruar shërbimet e 21 vjeçarit.
Barella ka treguar paraqitje të mira këtë sezon në fanellën e Cagliarit, dhe interesim për të ka shprehur edhe Inter.
Kartoni i 21 vjeçarit italian vlerësohet rreth 50 milionë euro.
Edhe pse dëshira e lojtarit është që të vazhdojë të mbetet në Serie A, interesimet nga Premierliga mund t’i ndryshojnë mendjen për të ardhmen./Lajmi.net/