Zico ‘godet’ Messin, i thotë se nuk mund të krahasohet me Maradonan dhe Pelen

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është pothuajse në nivelin e Diego Maradonas, por Pele është më i madhi i të gjitha kohërave sipas legjendës së Brazilit, Zico.

Sport

02/01/2019 18:44

Debati për lojtarin më të mirë në histori të futbollit vazhdon të jetë aktiv, dhe duket se nuk do të përfundojë kurrë.

Pjesë e këtij debati janë katër lojtarë, që për njerëz të caktuar cilësohen si më të mirët në histori.

E më i mirë në histori për Zicon, është bashkëvendësi i tij, Pele.

“Messi është afër Maradonas”, ka deklaruar Zico, derisa fliste për lojtarët më të mirë në botë, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kjo do të thotë, sipas mendimit tim, ai nuk mund të krahasohet me Pelen. Unë ende e konsideroj Messin pas Maradonas. Me Pelen, jo. Pele ka pasur gjitha cilësitë dhe karakteristikat që një futbollist duhet t’i ketë”./Lajmi.net/