Fillon punën kuzhina popullore në Prishtinë për qytetarët në nevojë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar punën kuzhina popullore për qytetarët në nevojë.

Lajme

28/12/2018 19:09

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se çdo mbrëmje do të ndihmohen qytetarët që kanë nevojë.

“Sot fillojmë me kuzhinën popullore – për qytetarët në nevojë. Çdo mbrëmje për të ndihmuar. Më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie. Falënderojmë të gjithë ata që po ndihmojnë”, ka shkruar Ahmeti. /Lajmi.net/