Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron nisje të hetimeve për çmimin e lartë të naftës
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do të kërkojë ndihmë nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të hetojnë së bashku tregun e derivateve të naftës.
Lajme
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka bërë të ditur se do kërkojnë ndihmë nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të hetojnë së bashku tregun e derivateve të naftës, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur se njëra ndër pikat që do të hetohet është edhe çmimi i naftës.
Kjo vije, pasi që, çmimi i derivateve në Kosovë vazhdon të jetë pothuajse me i larti në rajon dhe për këtë nuk ka reaguar askush deri më sot.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Të dashur miq,
Duke e konsideruar se tregu i derivateve të naftës është mjaft i ndihshëm, nesër, po ashtu do ta kërkoj ndihmën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që së bashku ta hetojmë këtë dukuri me kujdes, ata nga këndëvështrimi penal, AKK nga këndëveshtrimi civil.
Kodi penal i Republikës së Kosovës përkatësisht neni 301 citoi: Keqpërdorimi i pozitës së monopolit:
- Personi përgjegjës që ushtron një apo më shumë nga veprimtaritë ekonomike në vijim, të cilat keqpërdorin pozitën monopoliste apo dominuese në treg apo në një pjesë substanciale të tregut, duke u përfshirë në një apo më shumë nga veprimtaritë në vijim, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet, nëse:
1.1. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë vë çmime të padrejta të blerjes apo të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare;
1.2. në mënyrë të drejtëprdrejtë apo të tërthortë̈ rregullon çmimet e blerjes apo të shitjes ose kushtet tjera të tregtisë;. /Lajmi.net/