Lotët nuk po e ndihmojnë, Behije Dragidella ka nevojë për ndihmën tonë

Të dashur qytetarë, humanistë dhe njerëz të vullnetit të mirë kërkohet mobilizim i shoqërisë.

Lajme

22/12/2018 17:36

Nëna e 3 fëmijëve nga fshati Novolan i Komunës së Vushtrrisë, Behije Dragidella, e lindur më 1985, është duke kaluar momentet më të vështira në jetën e saj.

Sëmundja e ka privuar të jetë afër fëmijëve të saj, edhe pse ata janë në moshën fëmijërore, kur prania e nënës është shumë e nevojshme.

Në momentet kur ajo më së shumti ju duhej fëmijëve për t’i ndihmuar në procesin e rritjes, shkollimin dhe edukimit të tyre, ajo po ballafaqohet me sëmundje të rëndë dhe fëmijëve po ju mungon ngrohtësia, përkrahja dhe ndjenja emocionale e përkrahjes së nënës.

E ballafaquar me sëmundjen e rëndë, ajo është dorëzua përballë gjendjes financiare që ka kapluar dhe për momentin prehjen e vetme e gjen tek lotët dhe mërzia që janë miqtë e saj të vetëm dhe duket e dorëzuar nga sëmundja.

Lotët e fëmijëve dhe familjarëve të saj nuk po arrijnë asesi të ndihmojnë atë, por vetëm sa ja shtojnë brengën dhe mërzinë, përderisa varfëria dhe skamja nga sëmundja e ka shtuar edhe më tej brengen në këtë familje.

Ajo është diagnostifikua në Klinikën e Hemato-Onkologjisë në QKUK me diagnozën Leukemi Akute Lymfoblastike ( T-Acute Lymphoblastic Leucamia).

Mjekët e kësaj klinike kanë rekomanduar trajtim jashtë vendi, meqë kjo sëmundje nuk mund të trajtohet në QKUK.

Drejtori Kompanisë “Ariani” Naser Imeri dhe Fondacioni “ Qëndrim Aliu”, ju bëjnë apel që përmes një aksioni humanitar i cili fillon të shtunën, 22 dhjetor, në ora 11:00, në kafiterinë “Labia”, të ndihmoni në shërimin e znj. Behije Dragidella dhe të ktheni buzëqeshjen në sytë e fëmijëve të saj.

Një ndihmesë e juaja financiare mund të kthej buzëqeshjen në sytë e saj dhe fëmijëve që cdo orë e çast, natë e ditë jetojnë me plagën e nënës së tyre e cila si asnjëherë më parë ka shtrirë dorën dhe pret ndihmën tuaj.

Ju mund të kontribuoni në

Banka Kombëtare Tregtare

Fondacioni “Qëndrim Aliu”

Numri i llogarisë (IBAN):

XK051951 0015 6703 1153

SËIT Kodi :NXBAXKPR

Adresa: Rr. “ Dëshmorët e Kombit”

4200 Vushtrri- Republika e Kosovës

Tel: +383 44 900 800