Arratiset djali i Sabit Gecit

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e pesë personave të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të fajdes.

Lajme

20/12/2018 17:36

Ndërkohë dy persona të tjerë gjenden në arrati.

E njëri nga personat të cilët Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i arrestojë, është edhe djali i Sabit Gecit, Albani.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga prokurori Special,  Sylë Hoxha.

Ndërkaq, përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se për veprën penale të lartëcekur janë arrestuar këta persona:

* D. B. lindur me 1968 m/sh/k

* Rr. B. lindur me 1995 m/sh/k

* I. S. lindur me 1988 m/sh/k

* L. B. lindur me 1978 m/sh/k

* B. G. lindur me 1981. /Lajmi.net/