Trejsi Sejdini mori një çmim të rëndësishëm në “Miss Universe 2018”
Mbrëmë në Tajlandë u mbajt "Miss Universe 2018".

ShowBiz
Catriona Grey nga Filipinet u shpall “Miss Universe 2018”, duke mposhtur garueset nga 93 shtete të tjera, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Ajo bëhet filipinasja e katërt që sjell në shtëpi titullin e lakmuar nga shumë vajza, andaj la pas 93 konkurrente tjera.
Në garë për këtë çmim ishin edhe dy garueset shqiptare, Trejsi Sejdini e cila garonte për Shqipërinë dhe Zana Berisha për Kosovën.
Pa çmim nga kjo garë nuk doli bukuroshja nga Shqipëria, e cila mori çmimin “Kostumi më i mirë kombëtar”. /Lajmi.net/