Kurz: Britania e Madhe mund të rikthehet në Bashkim Evropian

Kancelari austriak Sebastian Kurz vuri në dukje se, duke pasur parasysh spekulimet për mbajtjen e një referendumi të ri në Britani të Madhe, britanikët janë të mirëpritur nëse duan të qëndrojnë në BE.

Bota

13/12/2018 13:34

Kancelari austriak tha në një intervistë me televizionin “Oe24” se kjo do të ishte një fitim i madh.

Duke theksuar se dera ishte e hapur për britanikët pas referendumit, ai thekson se aktualisht nuk është kjo në pyetje, por parandalimi i Brexitit “të vështirë”.

Kurz thotë se nuk ka rinegociim të marrëveshjes Brexit, por është e mundur që BE-ja t’i dal ballë britanikëve në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme me BE-në.