Pas ndarjes nga Andrew Watt, Rita Ora në lidhje me aktorin e njohur?

Rita Ora është duke u takuar me aktorin e ‘Spider-Man’, Andrew Garfield.

ShowBiz

30/11/2018 10:34

Këngëtarja 28 vjeçare, është në fillim të lidhjes me yllin e Hollivudit që pas ndarjes nga muzikanti, Andrew Watt në shtator të këtij viti, shkruan news.com transmeton lajmi.net.

Një burim i afërt me Ritën tha: “Rita është duke shijuar këtë lidhje që një muaj”. Por së fundmi gjërat kanë filluar të bëhen më të mëdha dhe ajo u shpreh se kjo është e vërtetë.

“Është me të vërtetë herët por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po presin të shohin se çfarë do të ndodhë”.

Artistja shqiptare po vazhon të shijojë suksesin e albumit të fundit “Phoenix”, të lansuar para një jave. /Lajmi.net/