Mund të befasoheni, por David Villa po transferohet te Real Madrid
Real Madrid po tenton që të bëjë një transferim befasues në janar.

Sport
Real Madrid ka nevojë për një sulmues që mund ta kalojë thatësirën e tyre në gola, pasi Karim Benzema është jashtë formës së tij.
Skuadra spanjolle e transferoi në verë Mariano Diazin, si zëvendësues të Cristiano Ronaldos që kaloi te Juventusi, mirëpo ka dështuar ta mbulojë hapësirën e lënë, përcjell “lajmi.net”.
Real Madrid dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Barcelonës, David Villa.
Sulmuesi spanjoll është larguar nga MLS, ndërsa aktualisht ai po kërkon një skuadër të re.
36 vjeçari është i gatshëm që të rikthehet në La Liga, ndërsa Real Madrid dëshiron ta transferojë atë si mbështetës të Karim Benzemas. /Lajmi.net/