River Plate – Boca Juniors, mësohet data se kur do të merret vendimi për ndeshjen e shtyrë
Është shtyrë për herë të dytë ndeshja në mes të River Plates dhe Boca Juniors.

Sport
River Plate dhe Boca Juniors do të përballeshin në ndeshjen e dytë të Copa Libertadores, mirëpo është shtyrë përsëri.
Sulmi i tifozëve të River Plates ndaj lojtarëve të Boca Juniors mbrëmë, ka detyruar presidentin, Alejandro Dominguez, që ta shtyjë ndeshjen, përcjell “lajmi.net”.
Presidenti i Conmebol ka bërë të ditur se disa prej lojtarëv të Bocass nuk janë në gjendje që ta zhvillojnë ndeshjen, pasi kanë pësuar lëndime nga xhamat e autobusit që u thyen nga tiozët e Paltes.
Sipas raportimit të medieve argjentinase, Dominguez do të takohet më 27 nëntor (e martë) me presidentët e të dyja klubeve që të vendosin rreth datës së mbajtjes së ndeshjes së dytë në Copa Libertadores. /Lajmi.net/
Lexo edhe :
ZYRTARE: Shtyhet përsëri ndeshja, River Plate – Boca Juniors