ZYRTARE: Shtyhet përsëri ndeshja, River Plate – Boca Juniors
Është shtyrë përsëri ndeshja e dytë në mes të River Plates dhe Boca Juniors.

Sport
River Plate dhe Boca Juniors, do të përballeshin mbrëmë në kuadër të ndeshjes së dytë në Copa Libertadores, por që ishte sulmuar autobusi i lojtarëve të këtyre të fundit.
Ndeshja e dytë në mes të dy skuadrave argjentinase nuk do të zhvillohet sonte, për shkak të gjendjes së lojtarëve, e që këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti, Alejandro Dominguez.
“Ndeshja e dytë nuk do të zhvillohet, pasi lojtarët e Boca Juniors nuk janë të gatshëm që të luajnë, pas sulmit nga tifozët e River Plate”, tha presidenti i Conmeblo, përcjell “lajmi,net”.
Policia argjentinase ka arrestuar dhjetra tifozë që kishin sulmuar autobusin e Bocas, ndërsa trajneri dhe lojtarët kanë pësuar lëndime.
Dominguez ka thënë se ata ende nuk kanë marr ndonjë vendim se kur do të zhvillohet ndeshja, pasi lojtarët janë të shokuar nga ai sulm dhe se ndeshja mund të ketë edhe incidentet të tjera nëse do të zhvillohej sonte. /Lajmi.net/