Ish i dashuri i Ritës ka disa fjalë për albumin e saj të ri

Rita Ora sot ka publikuar albumin e saj më të ri.

ShowBiz

23/11/2018 22:59

Rita Ora publikoi albumin “Phoenix”, disa këngë të të cilit i kishte publikuar gjatë ditëve të fundit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka marrë komente pozivite në orët e para të publikimit të këtij albumi, ndërsa ka nisur menjëherë me turneun e ri në botë.

Në mesin e shumë urimeve për realizimin e “Phoenix”, Rita pranoi urim edhe nga ish i dashuri i saj, Andrew Watt.

“Urime Rita Ora dhe çdonjëri që e keni bërë këtë album të mundshëm… Çfarë rrugëtimi i pabesueshëm”, ka shkruar Andrew.

Ndërsa, Rita e ka shpërndarë këngën në InstaStory duke shkruar “Edhe shumë të tjera”. /Lajmi.net/