Kandiq: Serbia përdori metoda perverse kundër Kosovës në Interpol

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, ka thënë se Serbia ka përdorur metoda perverse kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Lajme

23/11/2018 21:43

Në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Danas”, Kandiç tha se është i turpshme strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kandiç ka thënë se festimet në Mitrovicë si: “fitorja” e Serbisë nuk është as mirëkuptim elementar, dhe në këtë mënyrë nuk ka normalizim të interesave të përbashkët.

“Nuk dua të spekuloj nëse vendimin për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është rezultat “i lobimit të suksesshëm serb”, por më vjen turp sesa e fandaksur është Serbia pas asaj strategjisë perverse që të përdorë të gjitha mjetet, edhe ato të ndyrat, në mënyrë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Festimet në Mitrovicë, “fitorja” e Serbisë dhe reaksionet e vakëta të ekspertëve të opinionit publik flasin qartazi se në Serbi nuk ekziston as një mirëkuptim elementar i asaj se nuk ka normalizim pa përafrimin e interesave të përbashkëta, të rëndësishme për të ardhmen- vendosja e shtetit ligjor”, komenton për Danas-in Natasha Kandiç, themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare. /blic/