Chelsea duhet t’i kushtojë vëmendje Icardit
Skuadra londineze, Chelsea, po e shqyrton opsionin për të dërguar një ofertë në drejtim të Inter, për sulmuesin Mauro Icardi.

Sport
Legjenda e “bluve”, Jimmy Floyd Hasselbaink ka thënë se ata duhet të tregohen të vëmendshëm kur bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas.
“Do doja ta shihja Icardin në Premierligë fillimisht. Liga e Italisë është komplet ndryshe” ka thënë Hasselbaink për “888sport”, transmeton lajmi.net.
“Ai dukshëm është lojtarë i mirë dhe ka potencial të madh, por shumë yje të huaj që transferohen në Premierligë nuk mund t’i bëjnë ballë lojës fizike dhe tempos së shpejtë këtu. Nëse ai vjen këtu, duhet të jemi të durueshëm me të” ka vazhduar ish anëtari i Chelsea.
Duket se Hasselbaink nuk është i bindur për këtë veprim të Chelsea. Ai mendon se skuadra nuk duhet të dorëzohet në Moratan dhe Giroud. /Lajmi.net/