Real Madrid mohon akuzat ndaj Ramos për dopingun

Real Madrid ka mohuar se kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, ka dështuar në testin e dopingut, pas  finales së Ligës së Kampionëve, në vitin 2017.

Sport

23/11/2018 21:13

Ishte një raportim nga “Football Lekas“ që u publikua nga „Der Spiegel“ e që thoshte se mbrojtësi spanjoll kishte dështuar në testet e dopingut.

Për këtë çështje ka reaguar edhe faqja zyrtare e Real Madrid, transmeton lajmi.net. . Në reagim thuhet:

“Sergio Ramos asnjëherë nuk ka shkelur rregullat e kontrollit anti-doping. UEFA kishte kërkuar informacione rregullisht dhe e kishte mbyllur rastin menjëherë, si zakonisht, pasi u verifikua nga ekspertët e “World Anti – Doping Agency”

“Lidhur me pjesën tjetër të përmbajtjes së publikimit të lartpërmendur, klubi nuk do të shqyrtojë dëshmi të një natyre të tillë të paqëndrueshme” thuhej në reagimin e klubit mbretërorë.

“Football Leaks” publikoi edhe shkrime të tjera që goditën skuadrat si Manchester City, PSG e Bayern Munich. /Lajmi.net/