Valverde: Atletico pretendent kryesorë për titullin
Ernesto Valverde ka lëshuar disa lëvdata në drejtim të Atletico Madrid, në prag të ndeshjes që skuadrat e luajnë të shtunën.

Sport
Vetëm një pikë i ndanë skuadrat në renditjen tabelare, me Barcelonën lidere dhe Atleticon ndjekëse.
Trajneri i Barcelonës e di se kundërshtari është mjaft i vështirë dhe atë e konsideron si pretendentin dhe kundërshtarin kryesorë për titull.
“Në fillim të ndeshjes ata luajnë presing të lartë dhe është shumë e vështirë ndaj tyre. Do të tentojmë të tregohemi të vëmendshëm dhe të kemi kujdes nga kundërsulmet pasi ata janë të rrezikshëm” ka thënë Valverde në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.
“Atletico janë dukshëm kandidatë për titullin. Ata po luajnë mirë edhe në Ligën e Kampionëve, kështu që janë disa gjëra që duhet menduar mirë” ka thënë trajneri.
Skuadra e Diego Simeones nuk e ka filluar edhe aq mirë këtë edicion, megjithatë mori vetën dhe tashmë është në hap me liderin.
Me një fitore eventuale ata do të kalonin në krye të renditjes tabelare dhe do të prinin La Ligan. /Lajmi.net/