Rukiqi: Bizneset do të detyrohen t’i radikalizojnë veprimet nëse s’ka furnizim të rregullt me rrymë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka dërguar një letër sot menaxhmentit të KEDS-it pas problemeve me energjinë elektrike në vend që sipas tij ju shkakton telashe bizneseve.

Lajme

23/11/2018 17:22

“Prej që jam zgjedhur, një nga problemet me fondamentale me të cilat ballafaqohen bizneset është energjia elektrike. Disa herë kam tentuar që të gjejmë një zgjidhje me KEDS-in për shumë kërkesa individuale, por deri sot progresi është shumë i vogël. Sot do t’i drejtohem me letër menaxhmentit të KEDS-it, për të kërkuar një sërë veprimesh emergjente të cilat janë kërkesa bazike të bizneseve, bazuar në të drejtat e tyre themelore dhe që kërkojnë veprime emergjente nga KEDS-I”, ka thënë Rukiqi, përcjell Klan Kosova.

“Nëse nuk kemi asnjë veprim, siç po ndodh deri tani, bizneset do të detyrohen të radikalizojnë veprimet e tyre, për të siguruar qasje në një të drejtë themelore, pra në furnizim të rregullt me energji elektrike”.