Zhvillimet në veri dhe taksa e importit, Hahn flet me Thaçin, Haradinajn e Vuçiqin

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka folur në një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Haradinaj si dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit.

Lajme

23/11/2018 17:10

Hahn përmes një postimi në Tëitter ka thënë se pas bisedave me ta është pajtuar që të gjindjet një situatë për parandalimin e eskalimit të situatës, raporton lajmi.net.

Gjithashtu, Hahn është shprehur se liderëve të Kosovës dhe Serbisë u ka ofruar ndihmë në kapërcimin e situatës pas vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.

Ky është postimi i Hahn në Tëitter:

Sapo bisedova me presidentin Vuçiq, presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj. U pajtuam në nëvojën për parandalimin e eskalimit të situatës, në interes të të gjithë rajonit. Po ashtu, u ofrova ndihmë për gjetjen e një zgjidhjeje praktike në masën e importit./Lajmi.net/