Vuçiq i ankohet komisionerit Hahn për arrestimet në veri
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një bisedë telefonike me komisionerin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, është ankuar për aksionin e sotëm të policisë në veri të vendit dhe arrestimin e disa personave që dyshohet se kanë të bëjnë me vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Lajme
Vuçiq i është ankuar komisionerit Hahn për siç i quajti ai, provokimet e palës kosovare, si dhe rrezikimin e jetës së serbëve në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të mediave të Beogradit, të dy zyrtarët u pajtuan që palët të sillen me seriozitet, dhe të gjitha çështjet të zgjidhen me dialog.
Ndërkohë, lidhur me zhvillimet e fundit, pikërisht presidenti serb gjatë ditës së sotme është takuar edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksander Chepurin./Lajmi.net/