Kërkohet ndihmë për shërimin e 3 vjeçarit, Emiron Bytyqi
Kërkohet ndihmë për shërimin e Emiron Bytyqit, 3 vjeçar.
Lajme
Sot edhe zyrtarisht mjekët në Qendrën Klinike Spitalore të Kosovës, kanë konstatuar dhe lëshuar dokumentin zyrtar se vogëlushi simpatik Emiron Bytyqi 3 vjeçar nga Dejni, vuan nga tumori në kokë.
Shuma që që po kërkohet nga spitalet jashtë Kosovës është 125 000€ (njëqind e njëzet e pesë mijë euro) është një shumë e pa përballueshme për familjen dhe rrethin familjar.
“Qytetarët e Dejnit me rrethinë të cilët kanë mundësi të kontribuojnë ju lutëm direkt kontaktoni personin përgjegjës për grumbullim të të hollave Hadi Bytyqi me tel.044 (049) 236 845”.
Detajet e tjera të familjes Bytyqi që bën apel për ndihmë, i gjeni më poshtë:
LUTJE PËR NDIHMESË PËR FËMIJËN NGA DEJNI EMIRON FATMIR BYTYQI I DIAGNOSTIFIKUAR ME TUMOR NË KOKË URGJENTISHT KËRKOHËT SHËRIM JASHTË KOSOVËS DHE KUSHTON 125 000 €
Të nderuar qytetar të Dejnit, Rahovecit, Kosovës dhe tërë njerëzit shpirtmirë, kërkojmë mbështetjen tuaj humane e materjale për të shpëtuar jetën e vogëlushit Emiron Bytyqi. Sot edhe zyrtarisht mjekët në Qendrën Klinike Spitalore të Kosovës, kanë konstatuar dhe lëshuar dokumentin zyrtar se vogëlushi simpatik Emiron Bytyqi 3 vjeçar nga Dejni, vuan nga tumori në kokë.
Ky fëmijë asnjëherë nuk ka qenë i sëmurë deri më tani, ka jetuar me dashurinë e prindërve dhe bashkë moshatarëve të tij, por fatkeqësisht tashmë i është nënshtruar terapis intenzive dhe mjekët rekomandojnë për të dërguar urgjentisht jashtë Kosovës.
Shuma që po kërkohet nga spitalet jashtë Kosovës është 125 000€ (njëqind e njëzet e pesë mijë euro) është një shumë e pa përballueshme për familjen dhe rrethin familjar. Andaj edhe 1 euro e dhuruar nga ju është e vlefshme dhe mos hezitoni të dhuroni për këtë engjëll të vogël që sytë dhe shpirti i tij janë të drejtuar të ju.
Qytetarët e Dejnit me rrethinë të cilët kanë mundësi të kontribuojnë ju lutëm direkt kontaktoni personin përgjegjës për grumbullim të të hollave Hadi Bytyqi me tel.044 (049) 236 845.
Ne nesër do të publikojmë edhe llogarinë bankare për të gjithë njerëzit që kanë mundësi direkt të ndihmojnë fëmijë.
Për hir të kontributit human, transparencës dhe llogaridhënës prindi i fëmijë ka siguruar që do të bëjë transparent në dritaren sociale “Fshati Dejne” çdo cent te dhuruar për Emiron Bytyqi.
Zoti u dhuroftë dashuri të gjithëve që dhuroni dashuri, të holla për këtë fëmijë të dashur dhe në nevojë për ju!